Biden legalizon emigrantët, plan të ri për frenimin e emigracionit të paligjshëm
Shtetet e Bashkuara do të kthenin mbrapsht emigrantët që kalojnë ilegalisht kufirin nga Meksika. Por, ata do të pranojnë 30 mijë persona në muaj nga 4 vendet latine për dy vjet dhe do t’u ofrojnë mundësinë për të punuar në rrugë ligjore, për sa kohë vijnë në mënyrë të tillë, gjejnë mbështetje dhe kalojnë vetingun dhe kontrollet.
“Mos u paraqisni në kufi. Qëndroni aty ku jeni dhe aplikoni në rrugë ligjore prej andej. Nga sot, nëse nuk aplikoni në rrugë ligjore, nuk do të jeni të pranueshëm për këtë program të ri. Ky proces i ri është i rregullt, i sigurt, human dhe funksionon”, tha Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.
Biden e bëri njoftimin e tij vetëm pak ditë përpara vizitës së planifikuar në El Paso, ditën e diel, për udhëtimin e tij të parë në kufirin jugor si president. Prej andej ai do të udhëtojë për në kryeqytetin e Meksikës për t’u takuar me liderët e Amerikës Veriore të hënën dhe të martën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta