Trump gati t’i rikthehet fushatës dhe tubimeve elektorale

9 Tetor 2020 | 06:54

Rreth një javë pas diagnostikimit me COVID-19, Presidenti i Amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së enjtes se ai ndihet “shumë mirë” ndërsa mjeku i tij deklaroi se ai “e ka përmbushur terapinë” për sëmundjen.

Përveç disa videove të përcjella nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk ka bërë asnjë dalje publike prej së hënës, 5 tetor, kohë kur doli nga spitali ku qe shtruar për t’u trajtuar për koronavirus.

Të enjten, mjeku i tij, Komandanti i forcave detare, Sean Conley, u shpreh në një deklaratë për shtyp se Trump mund të jetë në gjendje “për t’iu rikthyer angazhimeve publike” që të shtunën.

Kjo mund t’i japë mundësi Trumpit të vazhdojë fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Presidenti amerikan, që tashmë beson se tashmë nuk është më përcjellës i infeksionit, tha të enjten se nuk do të pranonte të zhvillonte debatin e radhës me Joe Biden në mënyrë virtuale.

“Ndihem mirë. Realisht mirë. Mendoj, perfekt… jam aq mirë sa të mbaj një tubim që sonte, s’mendoj se jam më me infeksion ngjitës,” – u shpreh Trump gjatë një interviste telefonike për Fox Business të enjten.

Megjithëse disa pjesëtarë të stafit të tij janë infektuar së fundmi me COVID-19, mjekët pranë Trumpit thonë se ai nuk ka shfaqur shenja të avancimit apo përkeqësimit të sëmundjes. Po kështu nuk raportohen efekte anësore nga qasja agresive e terapisë së ndjekur nga mjekët.

Teksa nuk ka raportime të shpeshta të ri-infektimit, autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar gjithnjë që ata që riaftësohen nga COVID-19 të vijojnë të mbajnë maska, të mbajnë distancë fizike dhe të ndjekin protokollet anti-Covid.

Mbetet e paqartë nëse Trumpi do t’i ndjekë këto rekomandime, teksa në Shtetet e Bashkuara ndaj tij ka pasur vazhdimisht kritika për shkelje të këtyre rregullave. Kritikat më të fundit ishin kur ai theu protokollet, megjithëse i sëmurë, doli me makinë për të përshëndetur dhjetëra qytetarë që kërkonin prezencën e tij.

 

Lexoni gjithashtu:

Debati i dytë presidencial në SHBA, Trump refuzon pjesëmarrjen në takimin virtual

Trump në gjendje të mirë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Nuk ka simptoma të COVID

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026