Anulohet debati presidencial, Trump dhe Biden angazhime të tjera më 15 tetor
Debati presidencial i 15 tetorit mes Donald Trump dhe Joe Biden nuk do të mbahet. Kështu vendosi Komisioni që mbikëqyr debatin, i cili e bëri të ditur vendimin përmes një komunikate për shtyp, ku saktësoi se të dy rivalët kishin njoftuar plane alternative për atë ditë.
Sipas komunikatës për shtyp, vëmendja do të përqendrohet tek përgatitjet për debatin final të planifikuar për në 22 tetor.
Ditën e enjte, presidenti Trump refuzoi planin për një debat virtual me rivalin e tij demokrat, një format që kishte si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas infektimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili megjithatë deklaroi se ndihej gati të rifillonte mitingjet elektorale.
Sidoqoftë, nuk do të ishte hera e parë që dy kandidatë për president të Shteteve të Bashkuara do të bënin një debat virtual, nga vendndodhje të ndryshme.
Senatori John F. Kennedy dhe zëvendës presidenti Richard Nixon mbajtën një të tillë në vitin 1960, nga lokalitete të ndryshme.
Debati i parë presidencial për zgjedhjet e 2020-s, u mbajt më 29 shtator, përpara se Trump të bënte të ditur se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lexoni gjithashtu:
Trump gati t’i rikthehet fushatës dhe tubimeve elektorale
Debati i dytë presidencial në SHBA, Trump refuzon pjesëmarrjen në takimin virtual
Një poster për Trump në Prishtinë, kosovari i çon mesazh të përzemërt presidentit amerikan
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta