Qëlloi me plumb mësuesen, zbulohet ku e gjeti armën 6-vjeçari
Është zbuluar se kujt i përket arma me të cilën një fëmijë 6-vjeçar qëlloi mësuesen e tij, në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, javën e shkuar.
Policia amerikane tha se arma i përket nënës së fëmijës dhe është e blerë ligjërisht nga kjo e fundit.
Në një konferencë shtypi të hënën, policia në Virxhinia tha se fëmija e solli pistoletën në shkollë duke e mbajtur në çantën e shpinës.
6-vjeçari qëlloi qëllimisht mësuesen e tij, Abigail ‘Abby’ Zwerner, gjatë orës së mësimit të premten. Policia tha se edhe pse e plagosur, mësuesja arriti të shoqëronte nxënësit e saj drejt një zone të sigurt, përpara se të kërkonte ndihmë.
Bëhet me dije se mësuesja 25-vjeçare ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Policia në Newport News, një qytet me 180,000 banorë në veri-perëndim të Virginia Beach, tha se ata arritën të intervistonin të hënën mësuesen.
“Ajo është një heroinë”, tha shefi i policisë Steve Drew, duke shtuar se mësuesja e ka pyetur vazhdimisht për mirëqenien e nxënësve të saj që ishin në klasë në momentin e të shtënave.
LEXO GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta