Stoltenberg: Putin kërkonte të na përçante, sot jemi më të fortë

10 Janar 2023 | 20:47

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut  Jens Stoltenberg ka nënshkruar sot deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian.

Deklarata që u nënshkrua në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve.

Sipas Stoltenberg, deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, sidomos pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Presidenti Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi. Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Evropës”, theksoi Stoltenberg.

Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.

“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026