Qiproja Veriore zhvillon zgjedhjet presidenciale nën tensionet që kanë përfshirë Mesdheun

11 Tetor 2020 | 15:40

Mes tensioneve të shtuara në ishull por edhe në ujërat e Mesdheut Lindor Republika e vetëshpallur turke e Qipros Veriore voton gjatë së dielës për një udhëheqës së ri.

Zgjedhjet presidenciale në rajonin e shkëputur vendosin përballë presidentin aktual Mustafa Akinci, i cili mbështet ribashkimin e Qipros, kundër nacionalistit Ersin Tatar, i cili mbështetet nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Në garë po ashtu marrin pjesë 11 kandidatë, nga të cilët 7 të pavarur.

Votimi në këtë republikë që njihet vetëm nga Ankaraja, vjen tre ditë pasi trupat turke trazuan Qipron, anëtare e Bashkimit Evropian, duke hyrë në qytetin fantazmë bregdetar Varosha për herë të parë në dekada.

Kjo lëvizje shkaktoi protesta të shumta në pjesën ku ka popullsi me shumicë greke.

Pothuajse 200,0000 nga rreth 300,000 banorë janë regjistruar për të votuar në republikën e Qipros Veriore, e cila u krijua pasi një e treta ishullit u pushtua në vitin 1974 nga Turqia si reagim ndaj një grushti shteti për të aneksuar Qipron me Greqinë.

Zgjedhjet zhvillohen ne kohen kur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta për shkak të pretendimeve të secilës palë për shfrytëzimin e hidrokarbureve në ujerat e Mesdheut Lindor.

Qipro është një aleat dhe mbështetës i Athinës e madje herë pas here ka ushtruar presion edhe ndaj BE-së për të vendosur sanksione ndaj Ankarasë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026