Të tjera dokumente sekrete në pronën e Biden, rritet presioni mbi presidentin

Joe Biden
12 Janar 2023 | 15:01

Rritet presioni ndaj presidentit amerikan Joe Biden pasi dokumente të tjera që përmbajnë material të klasifikuar janë gjetur në një tjetër ambient në pronësi të tij.

Më herët gjatë javës, avokatët e Biden deklaruan se një stok dokumentesh ishte zbuluar në ish-zyrën e tij në Uashington. Tani, Shtëpia e Bardhë thotë se ai nuk kishte dijeni për to.

Sinkron Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë:

“Presidenti tha se i ka marrë informacionet mbi dokumentet e klasifikuara seriozisht. Ai mbeti i habitur nga fakti që ato u gjendën atje dhe tha se nuk ishte në dijeni të tyre. Kjo ishte ajo që tha dhe unë sapo përsërita fjalët e tij. Sapo avokatët e tij zbuluan këto dokumente, ata bënë gjënë e duhur duke ia dorëzuar ato Arkivës Kombëtare”.

Republikanët kanë kërkuar një hetim mbi mënyrën se si Biden menaxhonte dokumentet e klasifikuara. Zbulimi i tyre vjen në një kohë kur po zhvillohet një hetim ndaj ish-presidentit Donald Trump pas konfiskimit të dokumenteve sekrete në rezidencën e tij në Florida.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026