Sulmohen me thikë efektivët e policisë, një i vdekur dhe 2 të plagosur në Budapest

13 Janar 2023 | 11:12

Një oficer policie në Budapest ka vdekur pasi dyshohet se u qëllua me thikë nga një burrë që përpiqej t’i shpëtonte arrestimit të enjten.

BBC shkruan se policia u thirr në distriktin XI të kryeqytetit të Hungarisë rreth orës 22:10 të mbrëmjes së të enjtes, për të ndaluar një person që po përpiqej të hynte në një kompleks banimi.

Burri plagosi tre policët përpara se të largohej në rrugë, ku u qëllua nga një oficer i katërt dhe u arrestua.

Një deklaratë e policisë e përshkruan autorin e dyshuar si një “njeri të çmendur me thikë”.

Të gjithë oficerët e policisë të plagosur, së bashku me autorin e plagosjes u dërguan në spital, ku njëri prej tyre, 29-vjeçari Peter Baumann, nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Një flamur i zi do të valëvitet në ndërtesat e policisë dhe automjetet e shërbimit do të shfaqin një shirit zie për të nderuar oficerin, tha departamenti i policisë së Hungarisë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se qeveria do të ofrojë mbështetje për familjen e zotit Baumann.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026