900 milionë të infektuar në Kinë, studimi: 64% e popullsisë e prekur nga COVID
Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me coronavirus deri më 11 janar. Kështu thotë një studim i Universitetit të Pekinit, sipas të cilit 64 për qind e popullsisë është e prekur nga virusi.
Studimi rendit provincën Gansu, ku 91 për qind e popullsisë raportohet të jetë infektuar, në krye të klasifikimit, e ndjekur nga provincat Junan dhe Kinghai, përkatësisht me 84 dhe 80% të popullsisë të infektuar.
Epidemiologët kinezë kanë paralajmëruar se rastet do të rriten në Kinën rurale përgjatë vitit të ri hënor, kur disa qindra milionë qytetarë do të kthehen në shtëpi me rastin e festës, më 23 janar.
Piku i valës së infektimeve me COVID në Kinë pritet të zgjasë 2 deri në 3 muaj, deklaroi Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.
Autoritetet në Pekin kanë ndërprerë furnizimin e të dhënave ditore sa i takon infektimeve, që kur hoqën dorë nga politika “Zero COVID”.
Por spitalet në qytetet e mëdha, ku institucionet shëndetësore janë më të mira dhe më të aksesueshme, janë të tejmbushura me pacientë në një kohë kur virusi po përhapet në vend.
Provinca qendrore e Henanit është e vetmja që ka dhënë detaje mbi kuotat e infeksionit. Më herët gjatë muajit, një zyrtar lokal tha se rreth 90 për qind e popullsisë kishte pasur COVID, me kuota të ngjashme të verifikuara dhe në zona të tjera rurale.
Megjithatë, qeveria qendrore deklaron se shumica e provincave e kanë kaluar tashmë pikun e infeksionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta