Masa e re e Facebook, ndalon të gjitha publikimet që mohojnë apo shtrembërojnë Holokaustin

13 Tetor 2020 | 06:46

Rrjeti social Facebook do të ndalojë të gjitha postimet që mohojnë apo shtrembërojnë Holokaustin dhe të gjithë ata që kërkojnë informacion për gjenocidin nazist do të drejtohen tek burimet autoritare.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg bëri me dije politikën e re të rrjetit social në përpjekjen e fundit nga kompania për të ndërmarrë veprime kundër teorive të konspiracionit dhe dezinformimit … tri javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

 “Të tërheqësh linjat e duhura midis asaj që është dhe nuk është e pranueshme, nuk është e thjeshtë, por në situatën aktuale të botës, unë besoj se ky është ekuilibri i duhur”, tha kreu i Facebook.

Vendimi i Facebook erdhi pasi të mbijetuarit e Holokaustit në të gjithë botën shtuan zërat e tyre në një fushatë që targetonte Zuckerberg, duke e nxitur atë të ndërmarrë veprime për të hequr nga rrjeti social postimet që mohonin Holokaustin.

“Nuk më habit që Mark Zuckerberg dhe disa prej njerëzve me të vërtetë të zgjuar në Facebook morën parasysh shqetësimet e të mbijetuarve të Holokaustit dhe bënë gjënë e duhur”, tha Greg Schneider, zëvendëspresident i Konferencës së Ankesave.

Kongresi Botëror Hebre e mirëpriti këtë vendim.

“Mohimi i Holokaustit, banalizimi, minimizimi i tij, është një mjet i përdorur për të përhapur urrejtje dhe komplote të rreme rreth hebrenjve dhe minoriteteve  të tjera”, thuhet në reagimin e Kongresi Botëror Hebre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026