Protestat në Bjellorusi, autoritetet kërcënojnë se do të përdorin armë vdekjeprurëse kundër protestuesve

13 Tetor 2020 | 07:15

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve në rrugët e Minsk. 

Këtë herë qytetarët protestonin kundër arrestimeve masive të kryera gjatë fundjavës. Gjatë ditës së dielë më shumë se 700 persona u ndaluan gjatë protestës e cila përbën tubimin e nëntë radhazi kundër regjimit të presidentit Lukashenko, protesta të nisura pas 9 gushtit kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale.

Në mesin e tensioneve Policia akuzon protestuesit se kanë nisur të radikalizohen e të bëhen të dhunshëm. Oficerët janë autorizuar se nëse është e nevojshme të përdorin forcën kundër demostruesve.

“Ne nuk do të lejojmë rrëmuje në rrugë do të sigurohemi që në vend të vendoset rend dhe rregull. Oficerët e zbatimit të ligjit dhe të tjera forca do të përdorin pajisjet e nevojshme  të kontrollit e nëse do të jetë e nevojshme edhe armë vdekjeprurëse”,- u shpreh Gennady Kazakevich, Zëvendësministri i parë i Brendshëm i Bjellorusisë

Autoritetet bjelloruse janë kritikuar edhe më parë për dhunën dhe torturën e përdorur për të shtypur protestat në vend. Nga ana tjetër bashkimi Evropian është duke konsideruar vendosjen e sanksioneve kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026