Piktura e heroit të librave komikë del në ankand, kap vlerën marramendëse
Ky vizatim, i cili ka mahnitur miliona lexues të disa brezave në mbarë botën, është kopertina origjinale e “Tintin në Amerikë”, një nga episodet më të njohura të sagës së heroit belg të librave komik.
E vizatuar bardh e zi nga Hergé në vitin 1942, ajo do të dalë në ankand më 10 shkurt në Paris dhe mund të arrijë më shumë se 3 milionë euro.
Vizatimi zbulon disa sekrete:
“Dikush mund ta shikojë dhe të imagjinojë se indianët ndoshta fillimisht ishin vizatuar më të mëdhenj, vetëm për t’u fshirë dhe zëvendësuar me tendat , e më pas u vendosën në plan të parë. Ose ndoshta ishte një test mbi perspektivat dhe madhësitë e njerëzve të ndryshëm “shprehet Vinciane de Traux, Drejtore i shtëpisë së ankandeve Artcurial
Fansat e Tintin shpresojnë vetëm që blerësi të mos e mbajë për vite në sirtar.
Në vitin 2021, ilustrimi origjinal i kopertinës së “Lotus blu”, i vizatuar në vitin 1936, u shit për 3.2 milionë euro.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta