OBSH kundër imunitetit të tufës, Ghebreyesus: Kjo teori vlen për vaksinimin, jo për ekspozim ndaj virusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) hedh poshtë pretendimin se COVID-19 po lejohet të përhapet në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës duke e cilësuar si një ide problematike, si nga ana shkencore, ashtu edhe etike. Imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e komunitetit bëhet imune ndaj një sëmundjeje, duke ndërprerë kështu transmetimin dhe duke mbrojtur ata që nuk janë imunë.
Ndërsa shumë shtete evropiane po përballen me një rritje të rasteve të të infektuarve drejtori i përgjithshëm i OBSH, Ghebreyesus, sfidoi idenë e synimit të imunitetit të tufës pa vaksinime.
“Imuniteti i tufës është një koncept i përdorur për vaksinimin, në të cilin një popullatë mund të mbrohet nga një virus i caktuar nëse arrihet një prag i vaksinimit. Me fjalë të tjera, imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga një virus, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi, jo më një pandemi”, u shpreh ai.
Sipas OBSH, më shumë se një milionë persona kanë humbur jetën për shkak të pandemisë ndërsa në ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të reja të të infektuarve.
Për këtë arsye, në shtete si Franca, Italia dhe Britania autoritetet po ndërmarrin masa kufizuese sikundër mbajtja me detyrim e maskës në të gjitha hapësirat e jashtme, mbyllja e bareve dhe restoranteve. Masa këto që synojnë të parandalojnë një valë të dytë të pandemisë.
Lexoni gjithashtu:
‘Ndihem i fuqishëm dhe do t’ju puth të gjithëve’, Trump i rikthehet fushatës pak pasi kaloi COVID-19
COVID, masa të reja në Itali. Në Francë, bllokada rajonale
COVID-19 rrënon turizmin në Evropë, përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë falimentimin
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta