Alarm në Londër, kryebashkiaku paralajmëron përshkallëzimin e masave anti-Covid
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan paralajmëroi se në ditët e ardhshme në qytet mund të ketë një përshkallëzim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Në bazë të sistemit me tre nivele të prezantuar nga kryeministri Johnson, Londra ndodhet në nivelin e mesëm, më i ulëti para nivelit të lartë dhe atij shumë të lartë, në vartësi të të cilëve caktohen masat.
Khan deklaroi se treguesit në kryeqytet reflektojnë rritjen e rasteve të reja të infektimit, shtrimeve në spitale dhe atyre në terapi intensive, që sipas tij sugjerojnë se kryeqyteti anglez po lëviz në drejtim të gabuar dhe se është çështje ditësh përpara se metropoli të lëvizë në nivelin e ardhshëm të masave.
“Kam frikë se lajmi i keq është se do të jetë e paevitueshme, se në një moment do të kalojmë pikën kulmore dhe do të lëvizim nga niveli i parë në atë të dytë të sistemit të qeverisë,” – u shpreh Khan.
Në nivelin aktual, londinezët janë subjekt i rregullave kombëtare, që përfshijnë kufizimin në 6 persona të grumbullimeve dhe mbylljen në 10 të darkës të pabeve, klubeve dhe restoranteve.
Në bazë të nivelit të dytë, familjet do të ndalohen të mblidhen me njëra-tjetrën, ndërsa do të jenë në fuqi edhe kufizimet për grumbullimet shoqërore dhe një shtetrrethim për qendrat e argëtimit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta