PSG fiton e miqësoren e ‘luksit’, Ronaldo ‘mposht’ Messin
Spektakël, gola, kartona dhe në fund një fitore e evropianëve, kjo ishte tabloja e miqësores së luksit mes PSG-së dhe skuadrës nga Arabia Saudite që kishte përzgjedhur më të mirët e kampionatit. Plot 9 gola të shënuar, ku festës iu bashkuan dhe Messi e Ronaldo, me portugezin që shënoi dy gola kundrejt 1 të kampionit të botës.
Plot 68 mijë të pranishëm ishin në King Fad, në Rijad të Arabisë Saudite për të ndjekur këtë përplsje mes yjeve. Lionel Messi dha shkëndijën e parë ku zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, teksa për vendësit u kundërpërgjigj Ronaldo. Markinjos do të rikthente sërish avantazhin poër francezët, por ylli portugez barazoi sërish.
Në vijim parizienët realizuan dhe 3 herë me Ramos, Mbape dhe Ekitik. Mbrojtësi Jang i Al Hilal shënoi golin e tretë për arabët, ndërsa për të katërtin mendoi mesfushori Taliska, me një supergol. Në përfundim PSG fitoi me rezultatin 5-4, ndërsa njeriu i ndeshjes u përzgjodh Kristiano Ronaldo. Pas kësaj sfide, në arkat e skuadrës së francezëve u shtuan plot 10 mln euro.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)