Borrell: Presim përkushtim serioz dhe angazhim konstruktiv për planin evropian
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, i ka informuar sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.
“I njoftova ministrat për misionin e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili ishte atje në emrin tim, së bashku me të dërguarin amerikan, [Gabriel] Esccobar, dhe me këshilltarët e politikës së jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë”.
“Ata shkuan së bashku për të vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e raporteve. Avancimi në këtë propozim do të sjellë dobi të konsiderueshme për të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë ciklin vicioz të krizave në terren dhe reduktimin e rrezikut për eskalim të mëtejmë. Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv për të siguruar avancimin në këtë propozim”, tha Borrell.
Burimet e Bashkimit Evropian kanë thënë se nga rezultatet e takimeve varet edhe përgjigjja në pyetjen se kur do të mund të zhvillohet takimi i radhës në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut, shkruan REL.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride