Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT
Microsoft tha se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT.
Ata e përshkruan marrëveshjen e re si fazën e tretë të një partneriteti në rritje me OpenAI, por nuk e treguan shumën e saktë të investimeve.
ChatGPT-ja është lëshuar për përdorim më 30 nëntor 2022, por është pjesë e një grupi më të gjerë teknologjish, të zhvilluara nga kompania me qendër në San Francisko, Open AI, e cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Microsoft-in, shkruan REL.
Mjeti është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të Inteligjencës Artificiale (IA-s), që mund të komunikojnë, të prodhojnë tekste të lexueshme sipas kërkesës, e madje edhe të prodhojnë imazhe dhe video të reja, bazuar në një qendër të madhe të të dhënave, ku përfshihen libra digjitalë, shkrime në internet dhe media të tjera.
Për dallim nga modelet e tjera, si GPT-3 nga Open AI, që u lëshua më 2020, për ChatGPT-në mjafton të kesh lidhje interneti dhe atë mund ta përdorësh falas. Ai është i lehtë për t’u përdorur, teksa funksionon si dialog i shkruar mes sistemit të IA-së dhe personit që i bën pyetje atij.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset