Kënga e re e Miley Cyrus kushtuar ish-bashkëshortit thyen rekordin në Spotify

23 Janar 2023 | 21:00

Kënga e re e Miley Cyrus “Flowers” ka thyer rekordin e Spotify për më shumë transmetime në një javë, raporton Variety.

Platforma njoftoi të premten se “Flowers” ka thyer një rekord për kohën më të shpejtë që ka arritur në 100 milionë transmetime që nga publikimi i tij më 12 janar.

“Në vend që shifrat të bien dita ditës që nga publikimi i këngës, ato janë rritur. Miley është rikthyer me albumin e saj ‘Endless Summer Vacation’ që do të dalë pas disa muajsh dhe ky është vetëm fillimi,” tha për Variety Jane Coffey, drejtuese e partneriteteve në Spotify.

Rekordin e mbante më parë grupi koreano-jugor BTS me këngën “Butter”.

Tashmë ekziston mundësia që kënga e re e Miley Cyrus të marrë edhe vendin e parë në listën e Billboard Hot 100, e cila aktualisht mbahet nga Taylor Swift me këngën “Anti-Hero”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026