Finlanda: Mund të konsiderojmë anëtarësimin në NATO pa Suedinë
Finlanda duhet të konsiderojë anëtarësimin në aleancën e NATO-s pa Suedinë, ka deklaruar ministri i jashtëm i vendit.
Të dyja vendet nordike kishin nisur një ofertë të përbashkët për t’u anëtarësuar në NATO, por Suedia po përballet me bllokadën turke për të aderuar në aleancë.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se një aplikim i përbashkët është “opsioni i parë” por duhet të merren parasysh të dyja mundësitë.
Kujtojmë se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të miratojnë anëtarësimin e vendeve që aplikojnë dhe gjasat janë që Turqia nuk do ta miratojë ofertën e Suedisë pas tensioneve të fundit.
Gjatë fundjavës, një kopje e Kuranit u dogj gjatë një proteste jashtë ambasadës turke në Suedi – duke ‘zemëruar’ zyrtarët në Turqi.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se protesta ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët, dhe ishte zemëruar me autoritetet suedeze që lejuan të zhvillohej demonstrata.
“Është e qartë se ata që lejuan një poshtërsi të tillë të ndodhte para ambasadës sonë nuk mund të presin bamirësi në lidhje me aplikimin e tyre në anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan.
LEXO GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta