OKB e shqetësuar: Trafiku i qenieve njerëzore ka kaluar online

24 Janar 2023 | 21:13

Trafiku i qenieve njerëzore ra ndjeshëm gjatë pandemisë. Të paktën kështu tregojnë statistikat e publikuara lidhur me këtë lloj krimi.

Por Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara sepse, sidomos në vendet e varfra, trafiku, prostitucioni dhe puna e detyruar po kryhen në fshehtësi ose online, duke i shpëtuar ndjekjes ligjore.

“Ka pasur një shpërthim të shfrytëzimit seksual online dhe në një numër vendesh, sistemet e drejtësisë dhe policia ndërprenë punën gjatë pandemisë dhe i devijuan burimet për qëllime të tjera, si mbarëvajtja e shëndetit publik” , thotë Ilias Chatzis, shef i UNODC.

11 për qind më pak raste të trafikut të qenieve njerëzore u konstatuan në 2020-n, krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë, diferencat mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra janë më të mëdha. Ndërsa shifrat u përgjysmuan në Azinë Lindore dhe Afrikën Veriore, ato u rritën në Evropë dhe Amerikën e Veriut, bëjnë të ditur hetuesit.

Fakti se numrat e rasteve të zbuluara në mbarë botën ranë për herë të parë në 20 vjet mund të mbetet një përjashtim shqetëson Agjencinë e OKB-së Për Krimin dhe Drogën. Gjithashtu, gjatë viteve të pandemisë trafikantët patën shansin të zgjeronin të pashqetësuar strukturat kriminale.

“Shifrat kanë rënë kaq ndjeshëm, saqë nëse duam të kemi shanse për ta çrrënjosur këtë lloj krimi na duhet të mendojmë ndryshe”, shprehet Chatzis.

OKB thotë se vendet duhet t’i mposhtin trafikantët sipas lojës së tyre. Duke qenë se ky lloj krimi po intensifikohet përmes internetit, hetuesit duhet të jenë më aktivë online. Me shpresën se në të ardhmen, më pak raste të regjistruara do të tregojnë më pak episode kriminaliteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026