Skandali me ish-zyrtarin e FBI jehonë në mediat amerikane, përmendet edhe Shqipëria

25 Janar 2023 | 19:33

Skandalit me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal i akuzuar për lidhje të forta me Rusinë i është bërë jehonë në pothuajse të gjitha mediat amerikane.

Titujt e mediave prestigjioze, si CNN, Washington Post, New York Times, kanë raportuar detaje nga hetimet e autoriteteve atje, lidhur me aktivitetin e paligjshëm të McGonigal, si dhe kanë bërë një pasqyrim të karrierës së tij si zyrtar i FBI.

Fox News, në një nga titujt kryesorë, e ka cilësuar McGonigal si shtegun drejt korrupsionit.

Insajder ka raportuar edhe mbi detajet që implikojnë zyrtarë apo ish-zyrtarë shqiptarë dhe faktin që ish-agjenti i FBI ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri.

Në pothuajse çdo artikull të mediave në Amerikë, theksi vihet tek fakti që McGonigal ka ndihmuar një oligark rus dhe ka thyer sanksionet që SHBA ka vendosur ndaj tij.

Shumë të tjera kanë risjellë në vëmendje edhe hetimet që ish-zyrtari i FBI ka bërë ndaj ekipit të ish-Presidentit Donald Trump për lidhje me Rusinë dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës.

Pas 22 vitesh si agjent i FBI-së, Charles McGonigal doli në pension në vitin 2018, ndërsa u arrestua vetëm disa ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026