Netflix konfirmon: Tre të plagosur në xhirimet e reality show “Squid Game”

26 Janar 2023 | 17:59

Tre persona morën kujdes mjekësor gjatë xhirimeve të reality show-t të bazuar në serialin “Squid Game”, konfirmoi kompania Netflix.

Edhe pse shumë media botërore raportuan se kishte pjesëmarrës të plagosur rëndë, shërbimi streaming pretendon se deklarata të tilla janë të pasakta.

Reality show “Squid Game: The Challenge” bazohet në një premisë të ngjashme me serialin më të ndjekur në Netflix dhe i ofron fituesit një çmim të madh në para, por humbësit, ndryshe nga hiti i Koresë së Jugut, nuk paguajnë me jetën e tyre për “zbritjen”.

Tabloidi britanik “Sun” foli me një pjesëmarrës anonim të atij reality show, i cili pohoi se për shkak të temperaturave të ulëta në studion e Cardington, shumë garues kërkuan ndihmë mjekësore që në ndeshjen e parë të “Red Light, Green Light”.

“Edhe me hipotermi, shumë ishin të gatshëm të qëndronin për aq kohë sa të ishte e mundur, sepse kishte shumë para në lojë. Shumë prej tyre ishin të vendosur të mos lëviznin, kështu që ata qëndruan atje për një kohë të gjatë. Kishte njerëz që erdhën duke menduar se do të bëhen milionerë, por ata u larguan me lot”, tha bashkëbiseduesi anonim i tabloidit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026