Vendi ku qepa është luks, kushton më shumë se mishi

27 Janar 2023 | 21:33

Të gjitha restorantet në Filipine kanë kohë që po përballen me mungesën e një prej ushqimeve kryesore të kuzhinës filipinase. Shumë prej tyre u detyruan të theksojnë në menytë e tyre – “pa salcë qepe”. Sipas statistikave zyrtare, çmimi i qepëve muajin e kaluar u rrit në rreth 700 pesos filipinase (rreth 11 euro) për kilogram, që është më i lartë se çmimi i mishit dhe paga minimale ditore në këtë vend të Azisë Juglindore.

Megjithëse çmimet kanë rënë javët e fundit, qepët janë ende një luks për shumë konsumatorë, tha Rizalda Maunes, pronare e një picerie në Cebu City.

“Dikur blinim tre deri në katër kilogramë qepë në ditë. Tani blejmë gjysmë kilogrami, që është gjithçka që mund të përballojmë. Klientët tanë e kuptojnë sepse nuk ka të bëjë vetëm me restorantet…është e vështirë për familjet sepse qepët i shtohen shumë pjatave”, tha ajo për BBC.

Një përbërës kryesor në kuzhinën filipinase është bërë një simbol i rritjes së kostos së jetesës. Inflacioni në këtë vend arriti në majën e re katërmbëdhjetëvjeçare muajin e kaluar.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe Sekretar i Bujqësisë, e quajti rritjen e çmimeve të ushqimeve një “situatë emergjente”.

Në fillim të këtij muaji, Marcos autorizoi importimin e qepëve të kuqe dhe të verdha në një përpjekje për të rritur furnizimet. Ekspertët thonë se rihapja e ekonomisë së Filipineve ka rritur kërkesën, ndërsa kushtet e rënda të motit kanë ndikuar në prodhimin e ushqimit, përfshirë qepët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026