Jean-Claude Van Damme shpëton këlyshin nga eutanazia
Një këlysh i racës chihuahua, i cili do i nënshtrohej eutanazisë pasi nuk kishte dokumente të rregullta, është shpëtuar në momentin e fundit pas një peticioni të cilin e ka shpërndarë aktori belg Jean-Claude Van Damme.
Autoritetet norvegjeze kishin vendosur t’i merrnin jetën Rajës pasi kishte pasaportë të rreme.
Bullgaria nuk ia lejoi rikthimin në vend për shkak të ligjeve strikte për dokumentacione të rreme të udhëtimit.
Pronari i këlyshes, Alexey Iversen, nisi një peticion duke e parë si mundësinë e fundit për t’i kërkuar autoriteteve norvegjeze dhe bullgare që të rikonsiderojnë vendimin e tyre e t’ia kursejnë jetën Rajës.
Peticioni është shpërndarë më pas nga Van Damme i cili ka me miliona ndjekës.
“Ju lutem firmosni këtë peticion për të shpëtuar një këlysh”, shkroi ai në Twitter duke shpërndarë dhe linkun e peticionit, i cili është firmosur nga mbi 12 mijë persona.
Please, sign this @Change petition and help me save a puppy https://t.co/yTxPuXzk3X
— Jean-Claude Van Damme (@JCVD) October 17, 2020
Iversen tha për Euronews se me ndihmën e një avokati ai mund të shtyjë afatet e vendosura nga autoritetet norvegjeze “për t’i shpëtuar jetën Rajës”.
Në peticion ai shpjegon se e kishte blerë këlyshen nga një individ në Oslo, por ajo u konfiskua në 23 shtator pasi nuk kishte dokumentacione të mjaftueshme për vaksinat që kishte kryer.
Bullgaria ka bërë tashmë një përjashtim për rregullat e saj strikte mbi kafshët që hyjnë në vend, duke pranuar dhe rikthimin e Rajës. Megjithatë, Iversen është në pritje të një konfirmimi nga Norvegjia, ndërsa këlyshja është ende në izolim.
Ai synon të udhëtojë drejt Bullgarisë me Rajën, pavarësisht pandemisë dhe duke mbuluar të gjitha shpenzimet.
Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!