Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!

26 Qershor 2026 | 23:14

Gazetari Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, e cilësoi protestën që po zhvillohet në Tiranë prej 27 ditësh si një lëvizje të rëndësishme, e cila sipas tij duhet të prodhojë zgjidhje.

Ai theksoi se nuk është dakord me krahasimet mes zhvillimeve të sotme dhe atyre të vitit 1991, duke nënvizuar se situata aktuale ka një dinamikë tjetër.

“Ka një pjesë që e shikon me skepticizëm, por çdo krizë është shtatzënë me zgjidhje. Ne jemi në një proces të tillë, që është i natyrshëm”, u shpreh Çipa.

Duke u ndalur te roli i diasporës, gazetari tha se Shqipëria duhet të shfrytëzojë potencialin e saj, veçanërisht në administratën publike.

“Na kishte marrë malli të shihnim diasporën. Një qeverisje e mençur duhet të marrë disa nga ata të diasporës dhe t’u japë vende në administratë. Kjo është një administratë që thotë se ka qindra vende bosh”, deklaroi ai.

Çipa u shpreh kritik ndaj gjendjes së shoqërisë, duke shtuar se aktivizimi i diasporës mund të shërbejë si një mundësi për ta vitalizuar atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!

Shkrimtari Albatros Rexhaj komentoi protestën qytetare që po zhvillohet prej 27 ditësh në Tiranë, duke e cilësuar atë si një lëvizje me kërkesa që, sipas...
22:22 | 26/06/2026

Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë

Gazetari Arbër Hitaj u shpreh se është ende herët për të pritur që protesta e nisur në Tiranë të sjellë ndryshime të menjëhershme politike, por...
21:59 | 26/06/2026

“Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja

Ish-deputetja Lajla Përnaska deklaroi se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar se ka kërkuar dhe do...
21:49 | 26/06/2026