“Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
Ish-deputetja Lajla Përnaska deklaroi se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar se ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë ndjesë publike për atë vendim.
E ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Përnaska u shpreh se protesta qytetare është një thirrje për përgjegjshmëri dhe një reagim kundër sistemit politik që, sipas saj, është ndërtuar nga dy partitë kryesore.
Sipas ish-deputetes, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 krijuan një sistem jopërfaqësues, që favorizon mbajtjen afatgjatë të pushtetit dhe kufizon mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
“Themeli është te ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Unë ndiej një përgjegjësi akoma më të madhe dhe personale, sepse jam votuese e atyre ndryshimeve. Kam kërkuar ndjesë publike dhe do të vazhdoj të kërkoj ndjesë publike për atë votim që kam bërë në vitin 2008”, tha Përnaska.
Ajo argumentoi se sistemi zgjedhor i krijuar pas këtyre ndryshimeve “zhduku mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, duke e kthyer, sipas saj, parlamentin “nga parlament i qytetarëve në parlament të kryetarëve”.
Përnaska shtoi se ndryshimet kushtetuese, së bashku me ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe heqjen e mocionit të mosbesimit për kryeministrin, kanë prodhuar një “republikë kryeministrore” dhe një sistem politik që ka sjellë stagnacion dhe ka penguar rotacionin politik.
Sipas saj, klima aktuale politike është produkt i veprimit të dy partive kryesore, PS dhe PD, ndërsa protestat përfaqësojnë një reagim ndaj establishmentit politik dhe kërkesën për ndryshim të sistemit.
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona