Parashikimet e FMN-së për ekonominë, Azmi Stringa: Shqiptarët 8% më të varfër se vitin e shkuar

20 Tetor 2020 | 07:30

Eksperti i ekonomisë Azem Stringa analizoi për Euronews Albania raportin e fundit të FMN-së, ku parashikohet se pandemia e COVID-19 të ndikojë në tkurrje të fortë të ekonomisë në Shqipëri.

Në total, sipas raportit, Shqipëria parashikohet të humbasë 1.2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2020, çka përkthehet të jetë sa 8% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB).

Stringa sqaroi se këto para nuk janë “domosdoshmërish të gjitha të ardhura të humbura në buxhetin e shtetit”, por që “në tërësi aktiviteti ekonomik u tkurr” dhe po kështu “edhe kontributet tatimore kanë ardhur në ulje”.

“PPB është përllogaritur të jetë me -7.5% dhe ka një lidhje me 1.2 miliardë dollarët e raportuar së fundmi, që ekonomia, aktiviteti ekonomik në vetvete është tkurrur, ndikimin na e ka dhënë edhe në financat publike me të ardhurat tatimore, sepse duke rënë PPB-ja, bien edhe të ardhurat e mbledhura me tatimet. FMN ka vlerësuar se vetëm nga plani i rishikuar i korrikut kemi një tkurrje të ekonomisë me 500 milionë euro të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit për 2020-ën, do kemi gati edhe rreth 600 milionë euro më pak për 2021-in dhe kjo do të përkthehet në të ardhura më pak, më pak shpenzime, ose borxh më të lartë,” – analizoi Stringa.

Pas kësaj analize gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti ekspertin Stringa për faktin se qeveria ka parashikuar rritje të pagave, rritje të investimeve publike dhe se ku do të gjenden paratë.

“Kjo është pyetja që shtroj dhe unë, fatkeqësisht ky diskutim nuk ndodh në Shqipëri. Katërmbëdhjetë muajt e ardhshëm do të na mungojnë rreth 1.2-1.4 miliardë dollarë. Nevoja për të mbështetur ekonominë është e lartë, sepse kriza vazhdon të ketë ndikim, flitet për rënie të aktiviteteve, mbyllje, ndërkohë kemi dhe tërmetin, janë rreth 60-65 miliardë lekë që do investohen për rindërtimin. Tani, nëse shtojmë dhe aspekte të tjera, nuk e di si del kjo llogari, ose ne do shkurtojmë shpenzimet, ose do të rrisim borxhin publik që ka shkuar në rreth 83.4% në nivele shumë të larta,” – tha Stringa duke këmbëngulur se viti i ardhshëm mund të jetë më i vështirë.

Stringa u shpreh se nevojitet transparencë dhe vëmendje më e madhe rreth kësaj çështje. Ai tha se ishte i mendimit që qytetarët duhet të përgatiten se nuk do të kenë shumë mbështetje nga shteti vitin e ardhshëm.

“Po ta kishim borxhin, fjala bie 73.4% dhe jo 83.4% do të kishim më shumë mundësi huamarrjeje, por nuk e kemi dhe kjo na kufizon mundësitë për të përballuar situatën,” – tha Stringa.

 

Lexoni gjithashtu:

FMN parashikon tkurrje të mëdha ekonomike për Malin e Zi dhe Shqipërinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026