Tërmet i fuqishëm godet Iranin, 3 viktima e qindra të plagosur
29 Janar 2023 |
17:34
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur ditën e sotme Iranin ku për pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se për pasojë 800 persona kanë mbetur të plagosur.
Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit dhe u ndje në shumë qytete.
Nga tërmeti raportohen dëme në të paktën 70 fshatra në Khoy e Salmas, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve ka mbetur pa energji elektrike.
Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve, teksa bilanci i viktimave mund të rritet dhe më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta