Remitancat | 1.1 mld euro nga emigrantët, 25% e parave nga Italia

30 Janar 2023 | 15:55

Emigrantët shqiptarë dërgojnë rregullisht para për familjet e tyre në Shqipëri, të cilat në një vit kapin vlerën e 1.1 mld eurove.

Ato përbëjnë 10% të prodhimit të brendshëm bruto, po aq sa investimet e huaja direkte.

Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë, shtet nga i cili vjen rreth 25% e parave dhe pas saj vjen Britania e Madhe dhe Gjermania, shtete këto që mbajnë 14% të emigrantëve shqiptarë, por që sjellin së bashku 375 milionë euro, ose 33% të shumës së përgjithshme.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, e pas saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të emigrantëve, deri në fund të vitit 2022, janë futur në ekonominë shqiptare 30 miliardë euro.

Ato kanë furnizuar me të ardhura 13 deri në 20% të buxhetit të familjeve. Pra, 1 në 5 familje brenda vendit jeton me ndihmën e të afërmeve në emigrim.

Në një studim që ka bërë Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë për peridhën 2013-2018, del se një familje ka marrë mesatarisht çdo vit rreth 2000 euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026