Ibrahimaj: Po luftojmë informalitetin në deklarimin e pagave më të ulta

20 Tetor 2020 | 19:48

Delina Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, deklaroi të martën se administrata tatimore po zbulon punonjësit që kanë deklaruar paga më të ulta se sa mesatarja e profesionit të tyre, si masë për të luftuar informalitetin.

Gjatë një deklarate për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania Zonja Ibrahimaj u shpreh:

“Gjatë gjithë vitit kemi targetuar punonjës të cilët pagat e tyre janë nën mesataren e profesioneve të tyre. Strategjia që po ndjekim është duke dërguar letra, duke bërë informime, pasi nuk duam që të vendosim penalitete, por të nxisim tatimpaguesin drejt vetë rregullimit.”

Zonja Ibrahimaj theksoi se drejtoria e Tatimeve po punon në disa drejtime për të ulur sa më shumë informalitetin në punë dhe nxitur formalizimin e sipërmarrjeve të vogla.

Ajo sqaroi se fokusi i institucioneve nuk do të jenë bizneset e vogla, por ato biznese që janë pranë kalimit në një fashë më sipër tatimore dhe tentojnë të abuzojnë për të mos arritur nivelin e xhiros vjetore për të kaluar në fashën tjetër.

“Jam e bindur që kjo politikë, në ndërthurje me politika të tjera, do të na ndihmojnë që të ulim informalitetin dhe ta ulim punën e administratës tatimore në një grup shumë të vogël biznesesh.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021