Gjokutaj: Ndërhyrja e politikës dhe militantizmi, arsyet pse dështojnë tatimet
Edi Gjokutaj, ekspert fiskal pranë Qendrës ‘Altax’, deklaroi se një ndër shkaqet kryesore se përse administrate tatimore dështon në mbledhjen e të ardhurave është ndërhyrja politike.
Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, të martën, Gjokutaj u shpreh se:
“Në momentin që politika ndërhyn në administrim, ajo çorodit administratën dhe biznesin.”
Gjokutaj theksoi se në Shqipëri administrata tatimore mbushet me militantë dhe ndërrohet shumë shpesh duke krijuar probleme të mëdha për institucionin
“Përgjithësisht administrate tatimore mbushen me militant. Çdo parti që vjen krijon armatën e vet të tatimorëve, fiskalistëve dhe pastaj ndërrohen. Kjo ka një të mirë, sepse të dyja palët edukojnë armata.
Por administrata tatimore, si një ndër administratat kyçe, nuk duhet të preket kaq shpesh, sidomos pjesa e drejtuesve të saj duhet të kenë një karrierë në tatime”, u shpreh z. Gjokutaj.
Sipas ekspertit, me heqjen e shpeshtë të punonjësve, Drejtorisë së Tatimeve i hiqet ‘memoria administrative’ që është shumë e rëndësishme.
“Sa më shumë hyn politika, aq më shumë kaos dhe pështjellim krijon”, u shpreh z. Gjokutaj.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha