Spanja shqyrton shtetrrethimin, masa të reja për të frenuar epideminë
Qeveria spanjolle po shqyrton masa të ndryshme, përfshirë vendosjen e shtetrrethimit, në përpjekje për të frenuar valën e re të koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.
Vendosja e shtetrrethimit në Madrid dhe ndoshta më gjerë do të kërkojë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, tha ministri për gazetarët ditën e martë.
Ai shtoi se çdo gjendje e jashtëzakonshme që zgjat më shumë se dy javë do të kërkojë nga ana tjetër mbështetjen e partive të opozitës.
“Kohë të vështira na presin, dimri po afron. Vala e dytë e epidemisë nuk është më një kërcënim që pritet të vijë, por një realitet në të gjithë Evropën. Është prova se virusi është i pranishëm dhe po qarkullon në të gjithë kontinentin, përfshirë Spanjën”, tha Salvador Illa, ministër i Shëndetësisë.
Qeveria e Spanjës shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore më 9 tetor, duke vendosur një bllokadë të pjesshme në Madrid dhe zonat përreth, që pengonte daljen e banorëve nga qyteti.
Dekreti qeveritar nuk pritet të zgjatet pas skadimit të tij më 23 tetor, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas, duke nxitur autoritetet rajonale dhe ato kombëtare të kërkojnë masa të reja për javët në vijim.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta