“Sot në Evropë, nesër në Azi”, Stoltenberg paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas

31 Janar 2023 | 16:44

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se skenari ukrainas mund të verifikohet edhe në vende të tjera të botës, si për shembull në Azi.

“Pekini po ndjek me vëmendje atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe kjo do të mund të influencojë vendimet e ardhshme të tij. Pra, ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, ka deklaruar Stoltenberg.

Deklaratën e tij, numri një i Aleancës e ka bërë në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Sipas tij, Japonia dhe NATO bien dakord për faktin se siguria ndëratlantike dhe ajo e indo-paqësorit është e ndërlidhur dhe së lufta në Ukrainë nuk është vetëm një sfidë evropiane.

“Kina nuk është armiku ynë, por ajo intimidon fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin. Ndaj, na duhet ta kuptojmë dhe ta menaxhojmë këtë sfidë”, ka shtuar Stoltenberg.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e saj në kuadër të politikës së “një Kine të vetme”, ndërkohë që ishulli me mbi 23 milionë banorë pretendon pavarësinë e tij.

Opsioni në fjalë mbështetet nga Perëndimi, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nën drejtimin e administratës së presidentit Biden kanë deklaruar se mund të përdorin edhe forcën për të mbrojtur Tajvanin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026