Shqiptarët do të paguajnë 14 miliardë lekë për koncesionet
Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë afro 14 miliardë lekë për kontratat e Partneritetit Publik-Privat gjatë vitit të ardhshëm, ose dyfishin e pagesave të derdhurave gjatë këtij viti.
Bëhet fjalë për detyrimet që qeveria dhe bashkia e Tiranës do të derdhin për llogari të 13 kontratave aktive koncesionare, ku pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për ndërtimit e rrugës së Arbrit, afro 4.1 miliardë lekë.
Katër koncesionet në fushën e shëndetësisë po ashtu kanë një kosto të lartë pagesash prej 4.6 miliardë lekësh në total. Kontrata e skanimit në dogana parashikohet të marrë 1.6 miliardë lekë gjatë vitit 2021, si dhe 1.4 miliardë lekë janë parashikuar të shkojnë për inceneratorin e Tiranës në Sharrë.
Pagesat për një pjesë të kontratave, të tilla si inceneratori i Fierit, apo tre koncesione në shëndetësi do të mbyllen brenda vitit 2025, ndërkohë që buxheti do të paguajë për inceneratorin e Tiranës dhe rrugën Milot-Morinë pagesa të rregullta deri në vitin 2047.
Sipas draftit, në buxhetin e vitit 2021 është respektuar rregulli fiskal që detyrimet kontraktuale të mos tejkalojnë kufirin 5 % të të ardhurave vjetore të parashikuara, duke mbetur në nivelin 3.7%.
Ndërkohë për vitin që vjen, qeveria pritet të aktivizojë edhe 6 kontrata të reja PPP, të tilla si, rruga Milot-Fier, Aeroporti i Vlorës apo rritja e sigurisë rrugore. Sipas relacionit të buxhetit, vlera totale e tyre mbërrin në 838 miliardë lekë.
Lexoni gjithashtu:
PPP-të nuk kanë të ndalur! Eksperti Zef Preçi jep alarmin për financat publike
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet