Plani i PD-së për biznesin, Basha rendit shifrat: Shqiptarët paguajnë më shumë me Edi Ramën

22 Tetor 2020 | 18:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve në këto shatë vite qeverisje. Kryedemokrati Basha theksoi se lidhjet e kontratave koncesionare në mënyrë abuzive do të kalojnë në filtër, dhe më pas, përgjegjësit do të japin llogari para ligjit.

Për kryetarin e PD-së kryeministri në shtatë vite i ka çuar paratë e shqiptarëve në dy drejtime kryesore: për rilindjen urbane dhe për koncesione dhe PPP. Gjatë një interviste në “Ilva Now” në Euronews Albania, kryetari i PD-së tha se kjo qasje ka prodhuar një rrezik serioz për ekonominë e përbashkët.

“Kontrata e lidhur në kundërshtim me ligjin ka pavlefshmëri absolute. Pavlefshmëri e kontratave duhet të konstatohet në radhë të parë nga palët që kanë lidhur kontratën. Pa kryeministrin këto afera nuk do të kishin ndodhur kurrë. Edi Rama është kapur me presh në duar. Kemi më shumë se katër vjet që e bëjnë këtë punë ditë për ditë. Kemi denoncuar ditë për ditë këto koncesione. Këto para do të falimentojnë ekonominë shqiptare. Partë që u mblidhen qytetarëve me taksa nuk shkojnë për të ndihmuar ekonominë. Ku i ka çuar paratë tona Edi Rama në këto shtatë vite? Mbi 800 mln shkuan për rilindjen urbane, dhe 2.2 miliardë i ka çuar për koncesione. Imagjinoni nëse këto para do të kishin shkuar për të ndihmuar ekonominë dhe shqiptarët”, tha ai.

Kreu i opozitës së bashkuar u ndal edhe tek plan ekonomik i PD-së për mbështetje e biznesit të vogël dhe të madh. 

Duke folur me shifra, kreu i Partisë Demokratike tha se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 140 milionë lekë të vjetra do të paguajë një taksë prej 0.5 % të xhiros vjetore, kurse biznesi i madh do të paguajë një taksë të sheshtë prej 9%. Kjo politikë mbështetëse theksoi Basha do të çlirojë biznesin dhe do t’i mundësojë atij një performancë më të mirë.

“Nuk bëhet fjalë për konkurrencë. Unë kam ndjekur një politikë me taksa të ulëta. Çlirojnë ekonominë, në kohë të mira i kanë dhënë mundësi për një rritje dy shifrore si në vitet 2007-2008. Me taksa të ulëta kam bërë të mundur, që biznesi të gjejë mbështetjeje që mos të kishte probleme. Të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë me Edi Ramën. Çdo gjë është rritur. Taksat dhe tarifat janë rritur. Bëhet fjalë për dy filozofi të ndryshme. Ne jemi në muaj shumë të errët për ekonominë shqiptare, me plani tonë ekonomik synojmë, që në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm Shqipëria t’i rikthehet rritjes ekonomike. Shifrat e Ramës janë mashtrime. Me ne biznesi nën 140 mln lekë të vjetra, do paguaj jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore. Në çdo rast biznesi i vogël do të paguaj më pak se sot. Për biznesin e madh do të jetë taksa e sheshtë 9%”,  tha Basha.

 

Intervista e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021