“Operacionet do përshpejtohen”, Erdogan u përgjigjet kritikave për tërmetin
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar të mërkurën zonat e prekura nga tërmetet në jug të Turqisë. Erdogan është shprehur i vetëdijshëm për problemet, por ka nënvizuar se situata po përmirësohet.
Kreu i shtetit ka kritikuar ata që i ka quajtur “provokuesit” pasi të mbijetuarit u ankuan se përgjigjja e qeverisë kishte qenë e ngadaltë.
“Në fillim pati probleme në aeroporte dhe në rrugë, por sot situata është lehtësuar dhe nesër do të jetë edhe më mirë. Shteti ka mobilizuar të gjitha burimet dhe po e bën me rigorozitet detyrën e tij”, tha Erdogan.
Erdogan ka bërë të ditur se çdo familje e prekur nga tërmeti do të marrë një ndihmë financiare prej 10 mijë lirash turke nga qeveria.
“Me vullnetin e Zotit, ne do t’u ofrojmë mbështetjen tonë të gjitha familjeve të prekura”, u shpreh Erdogan.
Sidoqoftë, familjet e dëmtuara nga tërmeti druhen se do të humbin jetën si pasojë e motit të acartë, pasi në zonat e largëta ndihmat shtetërore nuk kanë mbërritur ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta