Mesazhi i State of the Union, Biden: Gati të përballemi me Kinën

8 Shkurt 2023 | 21:19

I pritur me ovacione, Joe Biden u shfaq i zjarrtë dhe herë pas here me tone luftarake në fjalimin e tij të State of the Union. Në Dhomën tashmë të kontrolluar nga republikanët, përveç se u bëri thirrje atyre për të punuar së bashku, presidenti amerikan rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën.

“Ne qëndruam kundër agresionit të Putin, ne u rreshtuam pranë popullit ukrainas. Dhe sonte këtu me ne është edhe ambasadorja ukrainase në SHBA, që nuk përfaqëson vetëm vendin e saj, por edhe kurajon e qytetarëve. Zonja ambasadore, Shtetet e Bashkuara mbështesin vendin tuaj. Ne do të qëndrojmë krah jush përsa kohë të jetë e nevojshme,” – tha Biden.

Një mesazh të qartë, shefi i Shtëpisë së Bardhë i dërgoi edhe Kinës, duke u shprehu i gatshëm si për të bashkëpunuar, edhe për t’u përballur me të.

“Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me Kinën për të avancuar interesat e Amerikës në të mirë të botës. Por mos bëni gabime, nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë, ne do ta mbrojmë vendin, gjë që e kemi bërë deri tani,” – u shpreh Biden.

Gjatë eventit, presidenti Biden vlerësoi gjithashtu figura jashtë politikës, si kantautorin irlandez Bono, të grupit U2, për përpjekjet e tij për të luftuar HIV dhe AIDS në Afrikë dhe 26-vjeçarin Brandon Tsay, që çarmatosi atentatorin e sulmit në Monterej Park, ku humbën jetën 11 persona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026