Qyteti sirian i shkatërruar nga tërmeti, banorët e Xhindires pa strehë dhe ushqime

15 Shkurt 2023 | 20:50

Ky është qyteti Xhindires, në veri-perëndim të Sirisë dhe i kontrolluar nga rebelët që prej 12 vjetësh kundërshtojnë qeverinë siriane.

Ai është shkatërruar tërësisht nga tërmeti, por 10 ditë nga tragjedia, ndihmat humanitare janë ende të paarritshme.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, që ka vizituar zonën, ka deklaruar se ka shumë punë për të bërë.

“Fatkeqësisht sirianët po përballen me mot të acartë pa strehime të përshtatshme, pa ushqime, ujë të pijshëm dhe pa medikamente. Faza e kërkim-shpëtimit po i afron fundit, por për këtë rajon detyra për të shpëtuar jetë sapo ka filluar”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Në këtë spital në veri-perëndim të Sirisë ka shumë fëmijë të lënduar nga tërmeti. Ata janë të vegjël që kanë njohur luftën dhe tani po njohin dramën e tërmetit.

OKB ka bërë gjithashtu një apel për grumbullimin e 400 milionë dollarëve për të ndihmuar rreth 5 milionë persona në Siri që kanë nevojë për strehim, mjekim dhe ushqim për 3 muajt e ardhshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026