Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet me qëndrueshmërinë më të mirë energjetike në rajon
Këshilli Botëror i Energjisë ka vlerësuar pozitivisht qëndrueshmërinë energjetike të Shqipërisë duke e renditur mes 43 nga 128 shtetet me sigurinë më të lartë në energjetikë. Vendi ynë konsiderohet si një nga tre vendet me qëndrueshmërinë më të mirë në rajon.
Vlerësimi vjen nga indeksi i ashtuquajtur “Trilemma”, i cili analizon qëndrueshmërinë energjetike të një shteti mbi bazën e tre elementëve kryesor: qëndrueshmërisë mjedisore, sigurisë dhe barazisë energjetike.
Ky indeks e rendit Shqipërinë mes shteteve me treguesit më të qëndrueshëm në rajon, si Sllovakia (20), Bullgaria (27) dhe Greqia (39).
Vendi ynë rezulton të ketë të dhëna më pozitive se sa Maqedonia e Veriut (46), Turqia (58), Mali i Zi (59), Serbia (60) dhe Bosnje e Hercegovina (71).
Krahasuar me një vit më parë, ky është një progres i konsiderueshëm me rritje me së paku 30 pozicione për Shqipërinë.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cilësoi “vlerësim që na bën krenarë” renditjen nga indeksi “Trilemma”.
Formuar në vitin 1923, Këshilli Botëror i Energjisë përfaqëson pothuajse gjithë spektrin e organizatave të energjisë në botë me mbi 3 mijë organizata anëtare nga mbi 80 shtete.
Pjesë e organizatave janë organizatat joqeveritare, mjedisore, akademike dhe kompanish shtetërore apo dhe private.
Indeksi Trilemma përpilohet rregullisht prej vitit 2010. Ai përcjell një panoramë të gjendjes, performancës dhe balancës së resurseve energjitike të një vendi.
Pikëzimi më i lartë për Shqipërinë është për “qëndrueshmërinë mjedisore”. Vendi ynë renditet mes 10 vendeve me më shumë pikë (85.8), pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë, duke lënë pas Francën (85.5).
Në rang botëror për qëndrueshmërinë energjetike kryeson Zvicra, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, ndërsa më në vështirësi renditen vendet afrikane.
Shqipëria aktualisht po punon për të diversifikuar burimet e energjisë. Rreth 95% të burimeve të saj energjitike vijnë nga shfrytëzimi i lumenjve.
Qeveria ka miratuar disa projekte për centrale dhe parqe fotovoltaike, të shfrytëzimit të energjisë së diellit, projekte që parashikojnë investime në Karavasta dhe Spitallë.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta