Vrasje, tortura dhe trafik kokaine, SHBA kërkon të ekstradojë djalin e El Chapo-s
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, shkruan BBC.
Ovidio Guzmán u arrestua më 5 janar në shtetin Sinaloa, në veri të Meksikës.
32-vjeçari dyshohet se drejtonte, së bashku me vëllain e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij.
Ovidio Guzmán akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij.
Babai i tyre u gjykua nga një gjykatë amerikane dhe po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado pasi u shpall fajtor për drejtimin e kartelit Sinaloa.
Ovidio është një nga katër fëmijët që El Chapo pati gjatë marrëdhënies së tij me Griselda López në vitet 1980 dhe 90.
Më i moshuari prej tyre, Edgar, u vra në një shkëmbim zjarri mes karteleve të drogës në vitin 2008.
El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga lidhja e tij e mëvonshme me Emma Coronel, e cila është gjithashtu në burg në SHBA .
Vëllai i madh i Ovidios, i quajtur Joaquín si babai i tij, është ende në arrati. Të dy vëllezërit janë paditur nga një gjykatë amerikane me akuzat për trafik ndërkombëtar të shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës.
Burime në qeverinë meksikane i thanë mediave lokale se SHBA-ja kishte kërkuar zyrtarisht që Ovidio Guzmán të ekstradohej për t’u gjykuar në SHBA.
Pas një operacioni gjashtëmujor, zyrtarët e zbatimit të ligjit e arrestuan Ovidio Guzman në shtëpinë e tij jashtë qytetit të Culiacán ku ai fshihej.
Njëzet e nëntë vetë vdiqën në përleshjet që pasuan përplasjet e kartelit me policinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Vajza e El Chapo pas arrestimit të të vëllait: Karteli vazhdon fuqishëm
- Kush është Ovido Guzman, djali i famëkeqit El Chapo Pse e quajnë El Rato
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet