Si u raportua sulmi në Vjenë, jo të gjitha mediat respektuan apelin për mostransmetim të pamjeve

3 Nëntor 2020 | 19:00

Mënyra si mediat austriake përcollën lajmet mbi sulmin në Vjenë ka rindezur debatin për etikën mediatike dhe sa larg duhet shkuar për të raportuar një ngjarje.

Kur video amatore të momenteve të sulmit, operacionit të policisë dhe neutralizimit të agresorit filluan të qarkullonin në rrjetet sociale, autoritetet bënë thirrje që materialet filmike të mos shpërndaheshin në rrjete, por të dërgoheshin te instancat e duhura, të cilat më pas do të vepronin për të zbardhur tërësisht ngjarjen. Autoritetet kërkuan që të respektohej privatësia e personave të përfshirë në këtë sulm.

Apeli u respektua nga disa media austriake, si Der Österreichische Rundfunk apo Puls24 të cilat u përgëzuan për mbulimin serioz që i bënë ngjarjes, duke shmangur përdorimin e pamjeve të ndjeshme për publikun. Ndryshe ndodhi me oe24.tv apo me Kronen Zeitung, të cilat nuk i shpëtuan tundimit për të shoqëruar titujt e tyre kryesorë me foto dhe video të ngjarjes, të pacensuruara, në përpjekjen për të marrë sa më shumë klikime. Të vendosura në mënyrë të atillë që pamjet të përsëriteshin në pafundësi, kjo nuk kaloi pa kritika nga qytetarët austriakë, të cilët u shprehën kundër veprimeve të mediave në fjalë.

Duket se në ditët më të errëta për vendin, karakteri i disave mediave doli në dritë të pastër, i pacensuruar, ndryshe nga pamjet brutale që ata shpërndanë. Dhe sipas Der Standard, rreth 300 ankesa duhet të kenë mbërritur në emër të këshillit të medias, lidhur me mënyrën sesi ngjarjet u pasqyruan nga disa prej mediave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026