Mark Crawford: Edhe Shqipëria mund ta mundësojë votën për diasporën
Zëvendëspresident i Shoqatës së Republikanëve Jashtë Amerikës, Mark Crawford, deklaroi se vota e diasporës mund të bëhet edhe për Shqipërinë, nëse qeveria do dhe investon. Duke folur në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Crawford u shpreh se ky është një vendim që i takon shqiptarëve për ta marrë:
“Teknikisht vota e diasporës mund të bëhet. Tani edhe përmes teknologjisë. Është një vendim që duhet ta marrë qeveria dhe votuesit shqiptarë nëse janë gati për ta pranuar këtë.”
Crawford shpjegoi se Amerika ofron shumë mundësi për votuesit, veçanërisht për ata që jetojnë jashtë, pra diasporës, që të mund të votojë dhe se kjo është një tregues i demokracisë.
Të gjithë shtetasit amerikanë që jetojnë në Shqipëri kanë pasur mundësi të votojnë përmes postës ose email-it. Ata më pas mund ta dërgojnë votën e tyre me postë ose ta dorëzojnë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)