Shëndetësia dhe racizmi: Pse janë amerikanët në Europë kaq të shqetësuar për zgjedhjet në SHBA?
Votuesit amerikanë në Europë thonë se rezultati i zgjedhjeve mund të ndikojë mbi planet për t’u rikthyer në vendlindjen e tyre.
Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur të shqetësuar për të ardhmen e vendit pas këtyre zgjedhjeve.
“Nëse Republikanët do të shfuqizonin Aktin për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm dhe personat më sëmundje shoqëruese nuk do të ishin më të siguruar nga shëndetësia, ky do të ishte një faktor që do të më detyronte të mos kthehesha më kurrë në Shtetet e Bashkuara”, thotë Rachel Oakland, një amerikane që jeton në Lion të Francës prej katër vitesh.
Për të, sektori i shëndetësisë është një prej problemeve kryesore ndaj ajo po i ndjek më vëmendje zhvillimet e fundit.
“Duke jetuar në Francë prej disa vitesh jam mësuar me faktin që nuk kam përse të paguaj shuma marramendëse për shërbimet shëndetësore më bazike”, shtoi ajo duke shpjeguar se në SHBA duhej t’i paguante mjekët me qindra dollarë ose të vërtetonte që nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese në mënyrë që të mbulohej nga sigurimet shëndetësore.
Stacey Kruckel është një amerikane një punon dhe jeton në Gjermani prej dy vitesh. Ajo shpreson që të ndryshojë administrata aktuale në mënyrë që fëmijët e saj të ndihen të sigurt pasi të shkojnë në SHBA.
“Si nëna e dy fëmijëve me ngjyrë, ndihem e shqetësuar. Dua që fëmijët e mi të ndihen të sigurt dhe zëri i tyre të dëgjohet e mbi të gjitha që të kenë mundësinë që të mos profilizohen për shkak të ngjyrës së tyre. Mendoj se presidenti aktual ka thelluar përçarjet racore në një pikë që është kthyer shumë problematike”, thotë Kruckel.
Shqetësimi për nxitje dhune pas rezultatit të zgjedhjeve
“Një prej gjërave që më shqetëson më së shumti është se po përflitet për Luftë Civile apo protesta masive dhe mendoj se pavarësisht rezultatit, do të ketë shumë persona të pakënaqur”, thotë Patricia Duroseau, shtetase amerikane që jeton në Francë.
Dyqanet në SHBA kanë vënë barriera në vitrina dhe kanë shtuar punonjësit e sigurisë për shkak të frikës së mund të ketë trazira pas zgjedhjeve.
Lexoni gjithashtu
- Mes votës popullore dhe asaj elektorale, si zgjidhet presidenti i Amerikës?
- Live Blog: Zgjedhjet në SHBA, Trump kundër Biden për Shtëpinë e Bardhë
- Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
- Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet