COVID-19, Italia shënon numrin më të lartë të viktimave në 6 muaj, masa shtesë në Holandë e Hungari
Të martën, Italia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në gjashtë muaj.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 353 persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga data 6 maj.
Në total, Italia ka shënuar mbi 39.400 fatalitete prej virusit vdekjeprurës, ndërsa numri të infektuarve ka shkuar afërsisht 760 mijë.
Në Holandë, qeveria pohoi se vendimi për mbyllje të pjesshme që u implementua para tri javësh ka nisur “të korrë frytet” pasi është vërejtur një rënie me rreth 5 për qind e rasteve të reja nga java në javë.
Por nga ana tjetër, ka pasur një rritje të numri të viktimave (nga 329 në 435) çka e ka shtyrë qeverinë të njoftojë për masa shtesë për dy javët e ardhshme, duke përfshirë ndalimin e takimeve në publik të më shumë se dy personave nëse nuk janë nga e njëjta familje.
Mbi 7.450 persona kanë vdekur në Holandë prej coronavirusit ndërsa numri i rasteve të konfirmuara i ka tej kaluar 367 mijë.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se në mesnatë do të rishpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe se deputetët do e shtyjnë afatin deri në 90 ditë.
Po ashtu, në Hungari do të rikthehet ora policore nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit, do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës.
“Pandemia po përhapet me shpejtësi”, tha Orban në Facebook. “Nga mesi i dhjetori, spitalet tona do të kenë arritur në limitet e kapaciteteve të tyre”.
Këto janë ndër tre shtetet e fundit që kanë ndërmarrë masa shtesë pas Austrisë, Greqisë dhe Suedisë.
“Po shkojmë në drejtim të gabuar. Situata është shumë serioze”, ka thënë së fundmi Kryeministri i Suedisë Stefan Lofven. “Çdo qytetar duhet të tregohet i përgjegjshëm. Ne e dimë mirë sesa e rrezikshme është kjo”.
Ndryshe nga shtetet e tjera europiane, Suedia vendosi të mos shpallte karantinën në pranverë. Masat e reja të prezantuara nga qeveria hyjnë në fuqi të martën dhe kufizojnë kapacitetin e bareve dhe restoranteve deri në tetë persona për tavolinë.
Lexoni gjithashtu
- Shënohet numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, 5 persona humbën jetën
- Shtetrrethim në Itali, Conte paralajmëron ashpërsimin e masave anti-covid
- “Nuk dua të detyrohemi të sakrifikojmë jetë njerëzish”, thotë kancelarja Merkel teksa Gjermania hyn në karantinë
- Kufizime dhe protesta, vijojnë të shtohen rastet me COVID-19 në Evropë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta