Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të shënojë shifra rekord pas hapjes së qendrave të votimit
Votuesit kanë mësyrë në qendrat e votimit gjatë së martës pavarësisht rrezikut nga pandemia dhe radhëve të gjata për të zgjedhur midis presidentit aktual Donald Trump dhe kundërshtarit të tij Demokrat Joe Biden.
Zgjedhjet do të ndikojnë sesi Shtetet e Bashkuara do të përballë një sërë problematikash duke filluar nga pandemia dhe marrëdhëniet me vende si BE apo Kina.
Ata që kanë zgjedhur të votojnë në person do iu bashkohen 102 milionë amerikanëve që kanë votuar më herët, një shifër rekord që përfaqëson rreth 73 për qind të pjesëmarrjes totale në zgjedhjet presidenciale të 2016.
Sistemi zgjedhor mjaft kompleks i Shteteve të Bashkuara gjendet përballë një sfide të re këtë vit jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe pse presidenti Trump ka hedhur hije dyshimi mbi votat e dërguara me postë.
Norman Williams, profesor në fushën e studimeve të së Drejtës Kushtetuese mendon se rezultati do të zgjidhet me ndërhyrjen dhe vendimin e gjykatës.
Lexoni gjithashtu
- Live Blog: Zgjedhjet në SHBA, Trump kundër Biden për Shtëpinë e Bardhë
- Nga vota e cilët shteteve varet presidenti i radhës i SHBA-ve?
- Shëndetësia dhe racizmi: Pse janë amerikanët në Europë kaq të shqetësuar për zgjedhjet në SHBA?
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta