Avni Mustafa: Grupet etnike mund të bëjnë diferencën në shtetet kyçe në SHBA
Avni Mustafa, anëtari i bordit të organizatës Germin tha se me këto zgjedhje SHBA ka hyrë në një sfidë të paprovuar më parë.
“Siç e dini janë 50 shtete në SHBA, në 43 prej tyre dihet pak a shumë se kush do të fitojë. Florida, Ohajo, Miçigan, Pensilvani janë shtete shumë të kyçe, dhe shqiptarët kanë mundësi të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këto shtete sepse diferenca është shumë e vogël,” deklaroi Mustafa.
Trump apo Biden për Shqiptarët në SHBA? – pyeti gazetarja Esmeralda Mulaj.
“Numri i shqiptarëve që jetojnë këtu është rritur shumë dhe mund të votojnë. Nga këto shtete që i përmenda më përpara, janë shifrat aq të ngushta saqë çdo grup etnik mund të luajë një rol kyç,” shtoi Mustafa.
Ai kujtoi rastin e W. Bush nga Al Gore ku diferencën e bëri shteti i Floridës, ku diferenca ishin më pak se 10 mijë vota.
“Unë besoj se Joe Biden është shumë më i njohur me çështjen shqiptare dhe e ka stafin më të bindur për çështjet e shqiptarëve, është shumë në favor tonë që të fitojë partia demokratike,” përfundoi z. Mustafa.
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje