Skena makabre nga Greqia, gazetari: Trupa të pajetë po nxirren me qese plastike
Jemi në vendin e tragjedisë në Tempe. Disa dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur. Aktualisht zjarrfikësit dhe skuadrat e shpëtimit po përpiqen të gjejnë personat e bllokuar dhe trupat e njerëzve që ishin në bord.
Pak më parë ne pamë valixhe dhe objekte të vogla të nxirreshin nga vagonët e parë dhe të dytë, që u dëmtuan më shumë nga përplasja.
Ky është vendi ku gazetarëve u lejohet të qëndrojnë dhe nuk mund të shkojmë më tej. Dhe nga ana tjetër, nga hyrja tjetër për në vendngjarje, njerëzit mund të shohin një skenë makabër, pasi skuadrat e shpëtimit po nxjerrin qese plastike me trupat e pajetë të atyre që humbën jetën në këtë mënyrë tragjike.
Të plagosurit janë dërguar në Larisa, që ndodhet 45 minuta që këtej. 6 prej tyre janë në terapi intensive. Në Larisa, por edhe qytete të tjera janë organizuar fushata për dhurimin e gjakut, pasi është një nevojë për spitalet.
Ndërkohë, hotelet e qytetit kanë ofruar dhoma për pasagjerët që janë në gjendje të mirë, në dispozicion të të cilëve janë vendosur edhe 2 linja telefonike për të lajmëruar të afërmit.
Tre mjekë ligjorë kanë mbërritur nga Athina për nekropsinë, pasi disa njerëz janë djegur dhe është e pamundur të identifikohen. Kjo është arsyeja përse të afërmit duhet të japin kampione ADN-je për të identifikuar trupat e gjetur, raportoi gazetari i Euronews Apostolos Staikos.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta