Twitter dhe Facebook nën akuza për ”censurë” ndaj Trump
Përgjegjësit e fushatës zgjedhore të Donald Trump kanë ushtruar presion publik ndaj kompanive të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, të cilat kanë seli në Silicon Valley.
Përgjegjësi për komunikimin, Tim Murtaugh e cilësoi “mision për të censuruar presidentin” sinjalizimin nga rrjetet sociale si “koment që mund të dërgojë në përfundime të gabuara”, postimin e Donald Trump ku shprehej se “demokratët po përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet”.
Më herët Twitter dhe Facebook qenë shprehur se do t’i fshehin, ose do t’u pengojnë shfaqjen komenteve të pafaktuara nga kandidatët për president.
Trump ka bërë thirrje që “votat nuk vlejnë nëse vijnë pas përfundimit të procesit”. Në një deklaratë për shtyp ai tha se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, por nuk i sqaroi pretendimet që kishte.
Miliona vota të nisura me postë për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk janë numëruar ende.
Sipas legjislacionit zgjedhor votat e nisura me postë vlejnë edhe nëse mbërrijnë pas datës së zgjedhjeve, mjafton që ato të jenë postuar në kohë.
Lexoni gjithashtu:
Trump: Rezultate fenomenale, gati të festojmë fitoren
Biden mban fjalim pas zgjedhjeve: Besojmë se jemi në rrugën e fitores
Trump: Po mundohen t’i vjedhin zgjedhjet, por nuk do t’i lejojmë
Live Blog: Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, Trump-Biden në garë të ngushtë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta