Trump nxit reagime dhe kritika me deklaratën e parakohshme për fitore
Deklarata për fitore në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit e Donald Trump ka nxitur mjaft reagime nga ana e demokratëve, por edhe nga disa mbështetës të zëshëm të presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara.
Drejtuesi i fushatës së demokratit Joe Biden, Jen O’Malley, e ka cilësuar “të paprecedentë” dhe “jo-korrekte” deklaratën e parakohshme për fitore të Trump.
Sipas O’Malley asnjëherë në historinë e demokracisë amerikane një president në detyrë nuk ka vënë në diskutim procesin zgjedhor sikurse po bëhet aktualisht.
Ndërkohë anëtarja aktuale e Kongresit, demokratja Alexandria Ocasio-Cortez, e ka cilësuar si “të paligjshme, autoritare dhe tejet me rrezik për demokracinë” deklaratën e Trump.
“Numëro votat. Respekto rezultatin!” – këmbënguli Ocasio-Cortez përmes një postimi në Twitter.
Donald Trump’s premature claims of victory are illegitimate, dangerous, and authoritarian.
Count the votes. Respect the results.
— Alexandria Ocasio-Cortez (@AOC) November 4, 2020
Senatorja demokrate e Minesotës, Amy Klobuchar, shkoi më tej në çështjen e kontestimit të procesit të numërimit të votave të dërguara me postë duke këmbëngulur se “të gjitha duhet të numërohen” pasi “jetojmë në demokraci”.
Ben Shapiro, komentator dhe kritik i hapur i Trump, e cilësoi “thellësisht të papërgjegjshme” deklaratën e tij.
Kompania e fluturimeve Ryanair e ka përqeshur deklaratën duke e krahasuar si “zbritje të parakohshme nga një avion në zbritje”.
Trump declaring victory this early is like disembarking before the plane has landed
we don’t recommend#Election2020 https://t.co/xSi1TD59lS
— Ryanair (@Ryanair) November 4, 2020
Postime të ndryshme janë bërë në rrjetet sociale edhe për shkak të një gabimi drejtshkrimor të presidentit, i cili fjalën votime (polles) e shkroi pa një gërmë (poles) duke e nxjerrë sikurse ai u referohej polakëve.
We’re still open pic.twitter.com/U2LdLnbTZr
— Notes from Poland ?? (@notesfrompoland) November 4, 2020
Por kritika kanë shfaqur edhe emra të pozicionuar “pro” presidentit Trump.
Rick Santorum, ish-senator republikan i Pensilvanisë, u shpreh shumë i shqetësuar nga komentet e Trump, sidomos me fjalët “manipulim” apo “vjedhje zgjedhore”.
Chris Cristie, ish-guvernator i New Jersey-it dhe këshilltar i Trump e quajti “lëvizje dhe politikë të gabuar”.
Trump pretendoi mëngjesin e sotëm se “po fiton me rezultate fenomenale” zgjedhjet, pavarësisht se agjencitë ndërkombëtare vlerësojnë në avantazh kandidatin demokrat Joe Biden.
Lexoni gjithashtu:
Trump: Rezultate fenomenale, gati të festojmë fitoren
Biden mban fjalim pas zgjedhjeve: Besojmë se jemi në rrugën e fitores
Trump: Po mundohen t’i vjedhin zgjedhjet, por nuk do t’i lejojmë
Live Blog: Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, Trump-Biden në garë të ngushtë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta