Ekonomia e SHBA gjatë pandemisë, kriza shëndetësore dominoi fushatën e dy kandidatëve presidencialë
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pësoi goditjen më të thellë që nga koha e Depresionit të Madh. Pandemia e COVID-19 solli një rënie që ndikoi në rritjen e papunësisë dhe mbylljen e shumë bizneseve. Pikërisht këto dy çështje, shëndetësia dhe ekonomia janë shqetësimet kryesore të votuesve amerikane.
Gjatë këtij viti ekonomia më e madhe në botë, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pësoi goditjen më të thellë që nga koha e Depresionit të Madh. Pandemia COVID-19 ngriu pothuajse të gjitha aktivitetet, rrënoi të ardhurat e konsumatorëve të bizneseve si dhe ridimensionoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020.
Një krizë e paprecedentë shëndetësore, e cila shkaktoi një rënie të ekonomisë si kurrë më parë.
E pikërisht këto dy çështje, shëndetësia dhe ekonomia janë shqetësimet kryesore të votuesve amerikane.
Sipas të dhënave të fundit të sondazheve nga qendra kërkimore, 79% e votuesve amerikanë, të regjistruar e cilësojnë ekonominë si shqetësimin kryesor në zgjedhjet presidenciale.
Pak javë përpara votimit, gjatë muajit shtator rreth 12.5 milionë amerikanë ishin të papunë.
Por, duke kërkuar një mandat në dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë presidenti Trump gjatë fushatës u përpoq të reklamonte arritjet ekonomike.
“Ta themi thjesht, është një zgjedhje midis një makthi socialist dhe ëndrrës amerikane. Nën udhëheqjen time, ne do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive para fundit të vitit. Do ta mposhtim me shpejtësi virusin e Kinës, do t’i japim fund pandemisë, do të kthejmë zinxhirët tanë të furnizimit dhe do ta ngremë ekonominë tonë në nivele të reja, të papara ndonjëherë”, është shprehur Trump gjatë fushatës së tij.
Ndërsa Joe Biden, tha se nëntëdhjetë e një nga kompanitë e Fortune 500 nuk paguajnë asnjë taksë.
“Më dëgjoni? Taksa zero. Sa prej jush paguajnë taksë zero? Dhe miliarderët po paguajnë me një taksë, sepse të gjitha janë para investimi, ata po paguajnë një taksë më të ulët se sa paguan kur punon si hidraulik”, ka thënë Biden.
Sondazhet e NPR dhe të Harvard kanë treguar se 46% e amerikanëve po përballen me probleme të rënda financiare. Rreth 33% pohuan se u kanë shteruar kursimet, ndërsa 20% theksuan se kanë vështirësi të paguanin qiranë.
Rimëkëmbja ekonomike globale do të rinisë ritmin vetëm kur të mbarojë pandemia COVID-19 dhe kur virusi të jetë nën kontroll.
Por, me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të cilat zhvillohen në mesin e kësaj krize të paprecendentë ka ende vërtetësi në nocionin se kur Amerika teshtin, e gjithë bota ftohet.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta